Befason Muharremaj, merr një vendim interesant

Kryetarini Komunës së Suharekës zBali Muharremaj ka deklaruar se nga nesër do ta dorëzoj veturën zyrtare, përkunder se ligji ia lejon përdorimin e saj 24 orë.

Tutje Muharremaj ka thënë se këtë e bën pë shkak që të jetë i barabartë me kundërkandidatët e tjerë.

Mesazhi i plotë:
Në bazë të kompetencave që më ipen si kryetar komune, më lejohet që automjetin zyrtar ta kem në dispozicion 24 orë.

Mirëpo, unë nga nesër nuk do ta përdori pas orarit të punës, gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Hapësirë Reklamuese

Automjeti zyrtar dhe shpenzimet rreth tij janë nga taksat e qytetarëve, andaj unë do ta kursej këtë gjatë kësaj periudhe.

Preferoj të mbetem i barabartë me kandidatët e tjerë, në garë gjatë kësaj fushate.

Me respekt
Bali Muharremaj

Hapësirë Reklamuese
CATEGORIES
TAGS
Share This