Suharekë, i kanosi verbalisht dhe i detyroi të dilnin nga shtëpia gruan e fëmijët

Një person në gjendje të dehur ka kanosur verbalisht dhe i ka detyruar që të dilnin nga shtëpia bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Kështu ka njoftuar policia e cila gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82 fishekë.

Policia ka bërë të ditur që rasti ka ndodhur mbrëmë në Suharekë dhe se i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Suharekë 13.09.2021 -22:25 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij. Njësitet policore gjatë kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Burimi i i lajmit: Dchannel

CATEGORIES
TAGS
Share This