Berisha te FC Ballkani/ Shuma stratosferike! Mijëra euro në muaj pritet t’i përfitoj ai
Njëri nga futbollistët shqiptar me përvoj të gjatë në arenën ndërkombëtare pritet të zbresë në Kosovë, shkruan Sheshi.info
Fjala është për Besart Berishën i cili ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Suhareka, Ballkanin, sipas asaj që raportoi Indeksonline.
Portokallinjët për ti marrë shërbimet e sulmuesit kanë mposhtur në konkurrencë kampionin e Kosovës, Prishtinën.
Por paga e Berishës në kampin suharekas pritet të jetë kogja e majme. Gazetari i njohur Lorik Gashi me anë të një njoftimi tha se 36 vjeçari pritet t’i marrë 11 mijë euro në muaj, një shumë e lartë duke marrë parasysh edhe anën financiare që posedojnë klubet kosovare.
Ndërsa, Besart Berisha shihet si një nga futbollistët me të mirë që ka luajtur në Australi, derisa në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Western United, ku shënoi 26 gola dhe dhuroi 3 asistime.