Aksident në Peqan, humb jetën një 22 vjeçar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë mes një kamionete dhe një motoçiklisti rreth orës 22:15 në fshatin Peqan të Suharekës, ku ngasësi 22-vjeçar i motoçikletës ka mbetur i vdekur, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq ngasësi i kamionetës me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka mbetur i vdekur. Nuk ka persona tjerë të lënduar. Shoferi i kamionetës është ndalu me urdhër të prokurorit”, ka thënë ai për Sinjalin.

CATEGORIES
TAGS
Share This