Shala viziton fermerët e Budakovës, iu premton se subvencionet do t’i ndajë në bazë të meritokracisë

Gjatë ditës së sotme, Dr.Ardian Shala, ka vizituar disa fermerë në fshatin Budakovë dhe në lagjen Buzhala, ku për së afërmi ka dëgjuar shqetësimet e tyre në kuadër të fushëveprimtarise së tyre ekonomike, të rëndësishme në këtë trevë.

“Qeveria ime, nëse e marrim besimin qytetar për të udhëhequr komunen tonë, në fokus te vetin do të ketë ofrimin e lehtësirave për zhvillim në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. Subvencionimi do të bazohet në kritere që ai të orientohet në drejtim të duhur mbi bazen e meritokracisë, e jo si deri tash mbi bazën e seleksionimit partiak të konkuruesve për këto subvencione.”

Kryetari Shala ka përgëzuar fermerët e kësaj treve për angazhimin e tyre në krijimin e kushteve per mirqenie në radhë të parë për familjet e tyre e me këtë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

CATEGORIES
TAGS
Share This