Nënkryetari i Gastronomëve-Qeverisë: Marre, jeni paraqit para popullit kishe jeni të mirë e keni bo bërllog
Nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve ka kritikuar ashpër inspektoratin që ka dënuar me 2mijë euro pronarin e një lokali pasi sipas tyre terrasa e lokalit konsiderohet hapësirë e mbyllur, shkruan Gazeta Metro.
Shpat Hashani, përmes një postimi në Facebook tha se masat që ishin marrë nënkuptonin lejimin e shfrytëzimit të terrasave jashtë, por tani edhe ajo hapësirë po cenohet.
Hashani, shtoi se do ishte më mirë të ndodhte një mbyllje totale sesa masa të këtij lloji.
‘’ Ma mire u desht me na mbylle krejte edhe na ju kemi kete ide nuk e keni pranu tash merrni vendime me na denu e me na detyru me mbylle vet edhe ata vetem me biznese te caktume e individuale e jo ne pergjithesi.
Ju ka dal situata prej kontrolles per keq menaxhim e tash spo dini as cka jeni tu bo. Pse nuk i nalshit diasporen e nuk i kontrollojshit se keni interes prej tyne per vota’’, shkroi Hashani.
Ai tha se ministrit Vitia nuk i pengonin 500 persona në shesh, por i pengojnë disa persona në terrasë.
Reagimi i plotë:
”Shtet Muti.
Qeveri muti
Te flliqt
Gjoba 2000€ – i doket si 2€
Sjeni normal, me masat e marra, knej kishe po na leni me punu nterrasa kty vjen denon 2000€ per terras qe ki punu me distance po kishe ligji i duhanit spo bojka.
Marre more duhet me ju ardhe. Jeni paraqit nersy popullit kishe jeni tmire e sjeni si kta tjert po e keni bo berrlloge
Ma mire u desht me na mbylle krejte edhe na ju kemi kete ide nuk e keni pranu tash merrni vendime me na denu e me na detyru me mbylle vet edhe ata vetem me biznese te caktume e individuale e jo ne pergjithesi.
Ju ka dal situata prej kontrolles per keq menaxhim e tash spo dini as cka jeni tu bo. Pse nuk i nalshit diasporen e nuk i kontrollojshit se keni interes prej tyne per vota.
Ni minister qe thote ma mire 5000 veta ne shesh duq njo mi njo se sa ne kafiq nterras dmth tkallxon shume per ni ekspert te shendetesise./gazetametro.net