Ministrja Gërvalla- Schwarz në gjendje të rëndë pas infektimit me virus
Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz është i infektuar me virus, dhe gjendja e saj shëndetësore nuk është aspak e mirë, shkruan Gazeta Metro.
Metro mëson brenda burimeve të veta në MPJ se Gërvalla-Schwarz është infektuar me virus dhe është në gjendje të keqe shëndetësore.
Një burim tjetër i afërt me familjen e konfirmon të njëtën por zbulon se Ministrja ka rezultuar pozitiv ne Gjermani ku edhe është duke u trajtuar në shtetin gjerman dhe po qëndron e izoluar në një hotel.
Kujtojmë, që Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka kohë që nuk është lajmëruar për konferenca, dhe është për t’u çuditur fakti që po e mban të fshehur se është e infektuar me virus.
CATEGORIES Lajme