Bali Muharremaj thyen rekord, ndërton tetë çerdhe brenda katër viteve në Suharekë

Bali Muharremaj thyen rekord, ndërton tetë çerdhe brenda katër viteve në Suharekë

Kryetari i Suahrekës, Bali Muharremaj ka thënë se ka dyfishuar premtimin e tij për ndërtimin e çerdheve, kishte premtuar katër, ndërsa ka ndërtuar tetë.

“Unë nuk i kam premtu tetë, i kam premtu katër, është kan vetëm një çerdhe në komunën e Suharekës, kur e kam marr detyrën për fat të mirë kam gjet një donacion nga një kompani nga Suhareka, dhe ka investu 70 mijë euro komplet në çerdhe në qytet”, tha Muharrmaj.

Muharremaj tha se ka çerdhe në Suharekë, Duhël, Mushtisht, Gjinoc, Sopijë, dhe dy çerdhe tjera në Samadrexh, dhe Studençan, dhe të cilat janë jashtë funksionit përshkak të mungesës së stafit.

“Momentalisht kemi çerdhe në Suharekë, Duhël, Mushtisht, Gjinoc, Sopijë, dhe dy çerdhe tjera në Samadrexh, dhe Studençan, dhe të cilat janë jashtë funksionit përshkak të mungesës së stafit, i kemi premtu katër, i kemi ndërtu tetë”, shtoi Muharremaj.

Muharrmaj po ashtu tha se në çdo shkollë në komunën e Suharekës ka psikolog, ose pedagogë , dhe se nuk ka shkollë në Suharekë që nuk e ka parashkolloren. /PORTALI.info/

CATEGORIES
TAGS
Share This