Votuesi ia thotë para kamerës kryetarit Muharremaj; ”jemi të zhgënjyer”
Mbrëmë kryetari i komunës z.Bali Muharremaj ishte i ftuar në emsisionin Prime Time në kanal 10 ku ishte përball gazetarëve Xhemajl Rexha, Arben Ahmeta dhe gazetari i mirënjohur nga Suhareka Shpejtim Ndrecaj.
Gjatë emisionit disa herë kishte lidhje të drejtpëdrejta me banorë nga fshati Mushtisht dhe Nëpërbisht si dhe nga sheshi i Suharekës.
Përderisa një banor nga fshati Nëpërbisht e filloj biseden duke treguar për punët e mira që Muharremaj ka bërë në fshatin Nëpërbisht.
Bajram Hoti kritikat më të mëdha i kishte ndaj drejtorisë së bujqësisë. Tutje Hoti shtoi se ne të kemi votuar për tu bërë kryetar, por megjithatë jemi të zhgënjyer.
Hoti akuzoi Muharremajn se ky i fundit poni shtron rrugicat vetëm për anëtarët e kryesisë.
Muharremaj i pyetur nga gazetari Xhemajl Rexhaj se a e njeh këtë përson a është në AAK, tha se këtë qytetar e njoh vetëm si figur, dhe nuk e di cilës parti i takon.
Pas kësaj përgjigje i menjëhershëm ishte reagimi i qytetaritni cili i kujtoj kryetarit se në zgjedhjet e kaluara i kishte futur në shtëpinë e tij madje i kishte servuar për të ngrënë edhe fli./SuharekaExpress.com