Tha se do të ketë tërheqje tjera si në Afganistan, çfarë po paralajmëron Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se vendimi për tërheqje nga Afganistani nuk ndërlidhet vetëm me Afganistanin.

Biden ka thënë se një vendim i tillë është rreth dhënies fund të epokës së operacioneve ushtarake për ribërjen e shteteve të tjera.

“Ky vendim për Afganistanin nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Ka të bëjë me përfundimin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për ribërjen e shteteve të tjera”, ka thënë Joe Biden.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prani ushtarake në shumë shtete të botës, përfshirë edhe vendin tonë.

CATEGORIES
TAGS
Share This