Deputetja Albana Bytyqi i reagon Ministrit Hekuran Murati
Bytyqi, e ka quajtur skandaloze bllokimin e llogarive bankare të Komunës së Suharekës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ministri Murati në vend të reagimit me emocione, duhet të ulet e të gjejë zgjidhje dhe mos t’ia hedh fajin komunave.
Postimi i saj i plotë:
Kontratat kolektive janë të nënshkruara nga niveli qendror e jo nga komunat. Është tejet skandaloze që tashmë edhe Komunës së Suharekës i janë bllokuar qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë dhe kësisoj edhe pengohen shumë projekte kapitale që janë në të mirë të qytetarëve.
Ministri Hekuran Murati sa del dhe reagon me emocione në facebook, do të ishte më mirë që të ulej dhe të bënte zgjidhje sesa të hedh fajin te komunat për diçka që Komunat nuk e kanë në dorë.
Boll u viktimizuat. Bëni zgjidhje!