Krasniqi mund të transferohet në Arabi, ja sa mund të përfitojë Ballkani
Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi, mund ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, sikurse Cristiano Ronaldo, Karim Benzema e shumë yje të tjerë.
Bisedimet do të vazhdojnë këto ditë dhe ka mundësi që të gjendet një zgjidhje për ta çuar Krasniqin në skuadrën e sapongritur në ligën e parë në Arabinë Saudite.
Ndryshe, Krasniqi u transferua te Cluj në afatin e janarit nga Ballkani për 300 mijë euro.
Ballkani veç 300 mijë eurove, është raportuar se ka edhe 15 për qind të vlerës së kartonit të tij.
Kështu nga pesë milionë eurot, skuadrës suharekase do t’i takonin rreth 750 mijë euro.