Ky është kundërshtari I Fc.Ballkanit

Ky është kundërshtari I Fc.Ballkanit

Të dashur tifozë,

Shorti i raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League, na vuri përball me kampionin e Bullgarisë, PFC Ludogorets Razgrad.

Kjo skuadër e ka nisur shkëlqimin që nga edicioni 2011/2012, kur i inkuadrua në elitën e futbollit bullgar, dhe që në atë sezon fitoi dy trofetë kryesore të këtij shteti, Ligën dhe Kupën.

Ludogorets ka dominuar totalisht në Bullgari këto 12 vjetët e fundit, duke u shpallur kampion çdo sezon, që në fakt është edhe vetë historia e këtij klubi, me 12 tituj të fituar. Nga ana tjetër 3 herë kanë triumfuar edhe në Kupën shtetërore.

Me këtë skuadër nuk jemi takuar asnjëherë, sikur që nuk është përballur me ta asnjë ekip shqiptar.

Oponenti ynë ka qenë dy herë pjesmarrës i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërkaq të arriturën më të lartë e ka shënuar në edicionin 2013/14 të Europa Ligës, ku arriti deri në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Sezonin e kaluar, Ludogorets luajti në grupet e Europa League, derisa pas aventurës aty, u eliminua nga Anderlecht në UECL.

Na priftë e mbara 💪🧡🖤

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )