Super transfer nga Fc.Ballkani

Super transfer nga Fc.Ballkani

Sot, FC Malisheva dhe FC Ballkani arritën marrëveshje për transferimin e sulmuesit Bleart Tolaj në Ballkan.

Pas bisedave interne me lojtarin, FC Malisheva u dakordua që ta liroj Tolajn duke vënë në favor interesin e lojtarit për avancimin e tij në karrierë duke i dhënë rast të luaj në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve me Ballkanin.

Tolaj ishte pjesë e klubit tonë për një sezonë dhe pati paraqitje fantastike përgjatë tërë sezonit. Duke parë potencialin e tij premtues, konsiderojmë se ky transfer do ta ndihmoj në zhvillimin e tij të mëtejmë profesional dhe ta sfidoj në ndeshje evropiane.

Tolajn e falënderojmë përzemërsisht për kontributin e jashtëzakonshëm në klub si lojtar profesionist dhe si person plot virtyte.

Suksese në jetë dhe punë!

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )