E rëndë: Nëna e gjen pa shenja jete djalin e saj, 47-vjeçari dyshohet se kreu vetëvrasje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë rreth orës 07:00, pasi një person ishte pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
Sinjali mëson se viktima është A. A, 47-vjeçar.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e nënës të së ndjerit, e cila ka deklaruar se e ka gjetur të birin të varur në një pemë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.