Skandaloze: Mësimdhënësi puth me dhunë nxënësen e klasës së shtatë(Video)
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, raporton Paparaci.
Mësimdhënësi me inicialet V.S., është filmuar duke e puthur me dhunë një nxënëse të klasës së shtatë.
Siç mëson Paparaci, rasti ka ndodhur javën e kaluar. Përmes pamjeve të siguruara nga Paparaci, Selmanaj është filmuar në njërën nga klasat e objektit të shkollës.
Një nga nxënësit ia ka dërguar drejtorit të shkollës videon, i cili më pas rastin e ka raportuar në Polici
Ndërkohë, ky mësimdhënës bashkë me kolektivin dhe nxënësit, ka qenë në ekskursion këtë vikend në Shqipëri.
Por pas hyrjes në kufi, Paparaci merr vesh nga burimet brenda organeve të sigurisë se i njëjti është arrestuar prej Policisë së Kosovës./Paparaci.com
https://m.facebook.com/GazetaAktive/videos/1084383065855394/?ref=embed_video