🚨Vjedhje e rëndë në shtëpinë e familjes Xhaferi

🚨Vjedhje e rëndë në shtëpinë e familjes Xhaferi

🚨Vjedhje e rëndë në shtëpinë e familjes Xhaferi në Lubizhdë të Prizrenit

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar një familje në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së familjes Xhaferi, ku kanë demoluar dhomat e gjumit dhe kanë arritur që të vjedhin para të gatshme dhe stoli ari.

Bazuar në dëshminë e një prej anëtarëve të familjes që e ka denoncuar rastin në Polici, hajnat kanë vjedhur ari në vlerë të rreth 2 mijë eurove, si dhe mijëra euro para të gatshme.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )