🔴Nxënësi i shkollës së mesme teknike  theret me thikë, i dyshuar një moshatar i tij 😮

🔴Nxënësi i shkollës së mesme teknike theret me thikë, i dyshuar një moshatar i tij 😮

🔴Nxënësi i shkollës së mesme teknike në Ferizaj theret me thikë, i dyshuar një moshatar i tij 😮

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj, ku një nxënës i shkollës së mesme “Pjetër Bogdani” ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë nga një bashkëmoshatar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje me plagë në këmbë, të cilat dyshohet t’i jenë shkaktuar si pasojë e goditjeve me mjet të mprehtë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas informacioneve të para, e gjithë ngjarja ka ndodhur në afërsi të një furre, ku i dyshuari ia kishte zënë pritën viktimës dhe e ka goditur me thikë, për motive akoma të panjohura.

Pas denoncimit të rastit dhe mbledhjes së informacioneve të para, Policia ka arritur ta arrestojë të miturin që dyshohet për rastin, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )