Gjendet pa shenja jete një person , dyshohet për vetëvrasje
Një person i moshës 50-vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Prizren, saktësisht në fshatin Vlashnje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Bytyqi ka bërë të ditur se afër trupit të viktimës është gjetur një pistoletë.
“Sot me date 04.05.2023 rreth orës 14:25 policia ka marr informatën se një person mashkull ,50 vjeç është gjend pa shenja jete në shtëpinë e tij fshatin Vlashnje në Prizren. Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje me pistoletë e cila është gjet pran trupit të pa jetë.” – ka bërë të ditur Bytyqi.