Vritet në Zvicër 37 vjeçarja nga Kosova nënë e 4 fëmijëve, i dyshuar burri i saj kosovar

Vritet në Zvicër 37 vjeçarja nga Kosova nënë e 4 fëmijëve, i dyshuar burri i saj kosovar

Mediumi zviceran Blick shkruan se një grua 37 vjeç nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey VD.

Prokuroria tashmë ka hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje. Autori i dyshuar është partneri i saj i cili edhe është arrestuar.

Gjatë ditës së premte, shtetasi Kosovar 42 vjeç është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës, duke pretenduar se kishte plagosur partneren e tij. Pas kësaj, policia zvicerane kishte shkuar në banesën ku gjendej gruaja.

Pasi kishin hapur derën me dhunë, policia kishte gjetur viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë.

Partneri i saj i dyshuar për vrasjen u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )