Rrëzimi u punëtorit nga skelet në Ferizaj, flasin nga “Cima Construction”
Punëtori i cili u zu nga skelet teksa po punonte në kompleksin “Cima Construction” në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj është në gjendje të mirë shëndetësore.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Ardian Sopa, menaxher në kompaninë “Cima Construction”, teksa ka dyshuar për një avari gjatë montimit të skeleve.
“Gjendja shëndetësore e atij djalit ish e mirë. Kish shpëtu mrekullisht. Ish kanë avari. Ata janë djem të montimit të skeleve, janë profesionist. Realisht ishin kanë tu i hjekë skelet prej atyre dhe kishin ndodh avari, nashta pesha”, ka deklaruar Sopa.
Ai ka bërë të ditur se punëtori është i kompanisë Albi Sh.P.K, teksa ka thënë se ka qenë i kontraktuar të punojë tek kompleksi “Cima Construction”.
Punëtori është dërguar në Emergjencën e QKUK-së për të marrë tretman mjekësor