Gruas i vdiq foshnja në bark , Inspektorati Shëndetësor merret me rastin

Gruas i vdiq foshnja në bark , Inspektorati Shëndetësor merret me rastin

Një foshnjë ka vdekur në barkun e nënës së saj të shtunën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Familjarët e gruas nga Shtimja dyshojnë se për shkak të neglizhencës, foshnja ka vdekur në bark dhe nuk është lindur me kohë, ani se shtatzëna që nga e hëna është e hospitalizuar në Gjinekologji për shkak se kishte arritur kohën e lindjes.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë ftuar edhe Inspektorati Shëndetësor, i cili ka kryer inspektimet dhe janë intervistuar palët.

Klan Kosova po ashtu merr vesh se tri ekzaminimet e fundit (CTG), që tregojnë rrahjet e zemrës së foshnjës në bark, nuk kanë rezultuar mirë dhe përkundër këtyre nuk është intervenuar, transmeton Paparaci.

CATEGORIES
TAGS
Share This