Këto janë 5 veprimet që duhen bërë menjëherë pas seksit

Këto janë 5 veprimet që duhen bërë menjëherë pas seksit

U kënaqët gjatë seksit?! Tani duhet të mbani vath ne vesh të gjithë këshillat që do t’ju rendisim më poshtë për gjërat që duhet të bëni menjëherë pas seksit, për të mbajtur trupin sa më shëndetshëm.

Mos harro të shkosh në tualet

Edhe përse nuk duket shumë seksi të shkosh menjëherë në tualet, kur përfundon marrëdhënien seksuale por është një gjë që duhet bërë. Sipas ekspertëve të seksit, vagina juaj do t’ju falenderojë sepse do të nxirrni jashtë të gjitha bakteret që janë brenda.

Bëj dush ose një banjë por mos përdor ujë shumë të nxehtë

Të gjithë ekspertët e seksit kanë rënë dakord se dushi pas seksit, është një magji më vete sepse ndiheni sikur keni rilindur. Por duhet të bëni kujdes me ujin e nxehtë, pasi rrit risqet e infeksionit.

Mos përdor produkte me aromë për zonën intime

Në mënyrë kategorike, mos përdorni asnjë produkt me aromë si xhel, apo locione të ndryshme në zonën intime pas seksit sepse mund të irritojë lëkurën. Sipas ekspertëve, këto produkte mund të kenë një efekt negativ dhe shkaktojnë infeksion në zonën e vaginës.

Mos përdor produktet e seksit nëse nuk i keni pastruar më parë

Mos neglizhoni në asnjë moment të pastroni produktet e seksit, nëse janë përdorur më parë. Pastrojini me ujë të nxehtë dhe solucione, në të kundërt rreziku për infeksion është shumë i madh.

CATEGORIES
TAGS
Share This