Rezultatet e zgjedhjeve në Turqi, çfarë dihet deri tash?
Dhjetëra miliona persona me të drejtë vote dolën për të votuar dje në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi. Për procesin zgjedhor dhe atë të numërimit, që tashmë është drejt fundit, The Guardian ka bërë një përmbledhje:
-Duke marrë parasysh procesit e numërimit të votave, gjasat janë të mëdha që të zhvillohet një balotazh mes presidentit të tanishëm Erdogan dhe rivalit të tij Kiliçdaroglu, meqë asnjëri nduket se nuk do të arrijë pragun e 50 përqindëshit.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka raportuar se Erdogani ka marrë 49.24% të votave dhe Kılıçdaroğlu 45.06%, mirëpo ka pasur mospërputhje midis të dhënave të dhëna nga media shtetërore dhe Këshilli i Lartë Zgjedhor.
-Në rast se shkohet në balotazhi, ai pritet të mbahet më 28 maj.
Këtë mëngjes, Erdogan tha se beson që ka vota të mjaftueshme për të fituar në raund të parë, mirëpo shtoi se e pranon balotazhin. Ai akuzoi se ka përpjekje nga disa “për të mashtruar kombin” duke thënë se janë duke udhëhequr. Për këtë, Erdogan nuk përmendi emra.
-Kiliçdaroglu tha se do të pranonte balotazhin dhe do ta fitonte atë. “Me gjithë gënjeshtrat dhe sulmet e tij, Erdogan nuk mori rezultatin e dëshiruar. Askush nuk duhet të jetë entuziast që kjo të jetë një punë e përfunduar. Zgjedhjet nuk fitohen në ballkon”, tha ai.