Ngjarja tragjike në Suharekë, familja e 19-vjeçarit përgatitet të hapë të pame

Ngjarja tragjike në Suharekë, familja e 19-vjeçarit përgatitet të hapë të pame

Një 19-vjeçar ka vdekur dje si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur dje pasdite në banesën e viktimës në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Sipas Policisë, dyshohet se i riu nga pakujdesia ka qëlluar veten me pistoletë.

Ekipi i emergjencës ka transportuar viktimën në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e tij.

Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se i përket babait të viktimës, zyrtar policor i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare.

“Lidhur me rastin njoftohet Prokurori i Shtetit dhe IPK (Inspektorati Policor i Kosovës)  të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe bashkë me zyrtarë të Sektorit Rajonal të Hetimeve të DRP-se të Prizrenit vazhdojnë hetimin e rastit të cilësuar si ‘Vdekje e Dyshimtë” – ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Familjarët nuk kanë pranuar të flasin për rastin.

Ndërkaq, në mbrëmje, familja ka filluar përgatitjet për të pritur njerëzit për kryeshëndoshë.

CATEGORIES
TAGS
Share This