Humb jetën 33 vjeçari në magjistralen..

Humb jetën 33 vjeçari në magjistralen..

Një 33-vjeçar ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti me motoçikletë.

Aksidenti fatal ka ndodhur sot në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.

“Një motorist i moshës 32-33 vjeçare, i cili ka qenë pa helmetë e ka humbur kontrollin, ka qenë duke shkuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar e motor dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija.

“Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimsë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha ai.

CATEGORIES
TAGS
Share This