Kujdes, AUV largon këtë produkt nga tregu

Kujdes, AUV largon këtë produkt nga tregu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se ka larguar nga tregu çokolatat “Frey” të dyshuara për falsifikim të datës së skadencës.

“Pas raportimit të konsumatorit të publikuar ne rrjete sociale, për dyshime të falsifikim të datës se skadences se produktit çokolatë”, thuhet në njoftim.

“Prodhues fabrika ‘’Frey’’ origjina Zvicër. Menjëherë kemi nisur gjurmimin për të gjetur adresën e operatorit ekonomik distribu

Sipas AUV-it, datat e skadencës janë mbuluar me stikera të distributorit dhe u janë shënuar, data tjera.

“Ekipi inspektues ka shkuar për inspektim të depos se produkteve. Aty ka gjetur produktet e njëjta si të dyshimta. Datat e skadencës janë mbuluar me stikera të distributorit dhe u janë shënuar, data tjera”.

“Menjëherë janë ftuar Policia me njësitet relevante për të bërë verifikimin e dyshimit në falsifikim. Inspektorët e AUV-së bashkë Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet në raste. Sasia e gjetur e produkteve e gjetur është ndaluar për qarkullim, po ashtu është urdhëruar distributori, qe menjëherë të bëjë tërheqjen nga të gjitha pikat ku e ka shpërndarë produktin”.

CATEGORIES
TAGS
Share This