Burri qëllon gruan me sëpatë pas koke
Një 72-vjeçar ka qëlluar me sëpatë gruan pas koke në fshatin Breg Shkozë.
Mësohet se Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budlla, 69 vjeçe, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht, ajo është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.
72-vjeçari Budlla dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup.
TAGS Hot News