![Nëna gjen të vdekur djalin e saj, policia jep detaje Nëna gjen të vdekur djalin e saj, policia jep detaje](https://suharekanews.com/wp-content/uploads/2023/04/50dad31d-fc7b-46a0-9ff2-3251690d985b.jpg)
Nëna gjen të vdekur djalin e saj, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka gjetur pa shenja jete djalin e saj në shtëpi.
Rasti ka ndodhur dje në Rahovec rreth orës 12:30.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, njoftoj policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News