43 vjeçari vret gruan e vëllaut në mes të natës, njëri nga fëmijët ishte në krevat me të
Detaje rrëqethëse janë zbuluar nga krimi i dyfishtë që tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm.
Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve u vra me armë zjarri nga kunati i saj (vëllai i burrit) Roland Sinani.
Ky i fundit pas ngjarjes së rëndë ka vrarë veten.
Mësohet se 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në dhomën e gjumit kur është vrarë dhe ka pasur pranë njërin nga fëmijët, ndërsa fëmija tjetër ka qenë me gjyshërit.
Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.
Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas informacioneve paraprake.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News