E konfirmon Policia e Kosovës: Personi pa shenja jete u gjet sot , viktima i moshës 30 vjeçare

E konfirmon Policia e Kosovës: Personi pa shenja jete u gjet sot , viktima i moshës 30 vjeçare

Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vushtrri, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Veriu.info raportoi ekskluzivisht për rastin, duke marrë vesh se personi Sh. Behrami bëri vetvrasje.

Vdekjen e një personi e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Veriu.info se rreth orës 11:30 një person është gjetura pas shenja jete në rrugën “Nimon Ferizi”, i moshës 30 vjeçare.

Sot, rreth 11:30, Policia në Vushtrri, ka pranuar informatën se në rrugën ” Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 30 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” – ka thënë Zahiti.

CATEGORIES
TAGS
Share This