Më harruat plagët që më kullojn gjak

Më harruat plagët që më kullojn gjak

Poezi,Agim Jerliu

Më harruat plagët që më kullojn gjak

Nuk di nga tretën e as ku mbeten
S’di a janë gjallë apo më harruan
Po pse shpetova çortoj vetveten
U kam lakmi atyre që ranë u flijuan.

Shpirti për brenda po më përvlon
Është trazua keq shpirt i plagosur
Si vullkan zjarri prush m’shkrumon
Vujtje e dhimbje s’paskan të sosur.

Sa me fat që ishin ata trima që ranë
Shokët e idealeve e bashkë luftëtarë
Jam gjallë e ngusht shpirtin më vranë
Nga pushtetarë të shitur e tradhtarë!

Agim Jerliu,Siegburg 04.04.2019
Nga libri I’m,,Mall dhe Lotë “

CATEGORIES
TAGS
Share This