Ky është burri që u gjend i vdekur, afër trupit u gjet edhe një armë

Ky është burri që u gjend i vdekur, afër trupit u gjet edhe një armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në mbrëmje në familjen Shala në Pejë, ku një 60-vjeçar u gjet i shtrirë dhe pa shenja jete në shtëpinë e tij. Ky rast ka tronditur familjen e të ndjerit, sidomos vëllain e tij, i cili kërkoi ndihmën e Policisë, pasi që nga dita e djeshme s’kishte pasur kontakt me viktimën. Lidhur me këtë rast tashmë kanë nisur hetimet, ndërkohë që Sinjali ka mësuar detajet.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Qaush Shalën, afër trupit të të cilit u gjet edhe një armë me fishekë, por akoma nuk dihet nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo cilët janë shkaktarët e vdekjes së tij.

Posa rasti është raportuar, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, që e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërkohë që Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme, si dhe ka konfiskuar armën.

Sinjali mëson se i ndjeri që një kohë të gjatë ka jetuar i vetëm dhe në vazhdimësi ka qenë në gjendje të rëndë emocionale, pasi ka vuajtur nga depresioni, që dyshohet se mund të lidhet me vdekjen e tij tragjike.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe të nisin hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

CATEGORIES
TAGS
Share This