Agim Veliu pritet me duartrokitje e brohoritje në takimin e ‘pa ftuar’

Agim Veliu pritet me duartrokitje e brohoritje në takimin e ‘pa ftuar’

Ish-kryetari i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, befas iu ka bashkangjitur tubimit për shënimin e 33 vjetorit të themelimit të kësaj partie, shkruan Raporto24.

Veliu si duket nuk ka pasur ftesë për pjesëmarrje në këtë takim, dhe për këtë gjë edhe nuk u prit në hyrje nga kryetari aktual Ekrem Hyseni, sikurse priteshin edhe personalitetet tjera.

Mirëpo sapo ka hyrë në sallë kanë nisur brohoritjet dhe duartrokitjet e të pranishmëve.

CATEGORIES
TAGS
Share This