Vuçiq: Kemi arritur marrëveshje, jam i lumtur për këtë
Ka përfunduar takimi trepalësh midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësim të zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
Pas përfundimit të këtij takimi, është presidenti i Serbisë ai që është deklaruar për media, i cili ka thënë se janë pajtuar që të jetë proces afatgjatë.
“BE do të vlerësojë se kush çka ka arritur në planin e implementimit dhe kjo do të zgjerohet. Një pikë e rëndësishme do jetë që BE këtë do ta vendos si pjesë përbërëse në të dyja anët dhe kjo do të vlerësohet në mënyrë të pavarur. Formimi i asociacionit në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë dhe jam shumë i kënaqur në këtë drejtim. Ende flitet për personat e pagjetur. E di që edhe sonte pala shqiptare do të theksojë që unë nuk kam nënshkruar asgjë, dhe nuk kam nënshkruar asgjë, të dyja palët kanë thënën se cilat janë vijat tona të kuqe, përkatëse. Besoj se kemi bërë një hap më tutje dhe do të vazhdojmë punën. Ka qenë një ditë gogja e gjatë. Para nesh, nesër do të prezantoj qytetarëve të Serbisë secilën pikë, dhe do të shpjegojë atë që kemi arritur dhe çfarë na pret”, ka thënë ndër tjera Vuciq.