Seks me para: Arrestohen një burrë dhe një grua të dyshuar për prostitucion
Arrestimi i dhjetëra të rinjve e të moshuarve për marrje me prostitucion po dëshmon se ky fenomen po vazhdon të jetë mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Shumë raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në qytete të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.
Në prangat e Policisë kanë rënë edhe dy persona në Mitrovicë, të cilët dyshohet se janë marrë me prostitucion për muaj me radhë.
Sinjali mëson se rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Kujtojmë se muajt e fundit janë zbuluar një numër i madh i rasteve të prostitucionit, ku më së shumti janë arrestuar në qytetin e Prizrenit.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News