Kjo është gruaja që vdiq në spitalë dyshohet se ishte viktimë e dhunës në familje

Kjo është gruaja që vdiq në spitalë dyshohet se ishte viktimë e dhunës në familje

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në
Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, ku ka ndërruar jetë një grua 51-vjeçare nga fshati Hoçë e Madhe e Rahovecit.

Sinjali mëson se viktima është Merita Stolic.

Stolic ishte hospitalizuar tri ditë më parë, kur edhe kishte denoncuar në Polici dhunën që dyshohet se ia shkaktuan bashkëshorti dhe vjehrra e saj.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në vdekjen e saj, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërgur në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

CATEGORIES
TAGS
Share This