Njoftim nga Levizja Vetevendosje:Zgjohet nga gjumi Drejtoria Inspeksionit!
Pas ankesave të drejtuara në Drejtorinë e Inspeksionit nga ne, kjo drejtori fillon marrjen e masave për lirimin e hapësirave publike.
Ndaj Operatorit Ekonomik NTSH “DHHED” është lëshuar urdhëresë që deri më 25 Mars t’i lirojë të gjitha hapësirat reklamuese.
Që nga Dhjetori kur ka përfunduar kjo kontratë, Komuna e Therandës do të duhej të hapte thirrjen e re për konkurim të hapur, por ende nuk është bërë një veprim i tillë.