Kapiteni i Ballkanit: Publiku ka harruar shpejt suksesin e Ballkanit

Kapiteni i Ballkanit: Publiku ka harruar shpejt suksesin e Ballkanit

Pak muaj kanë kaluar nga paraqitja historike e Ballkanit në Ligën e Konferencës, nivelit të tretët të garave të UEFA-s. Me paraqitjen e dinjitetshme, ku kërkuan deri në fund edhe kalimin e grupit, suharekasit fituan simpatinë e gjithë Kosovës, ndërsa u vlerësuan edhe nga trajnerë e lojtarë të ekipeve kundërshtare.

Por, te Ballkani ndiejnë se kanë humbur shpejt respektin në Kosovë.Kampioni në fuqi i Kosovës po kalon një krizë të rezultateve në edicionin aktual të Superligës dhe në garën për Kupë.

Ballkani të mërkurën u eliminua nga Kupa, ndërsa nuk ka fituar asnjë prej katër ndeshjeve të fundit të kampionatit. Ekipi nga Suhareka është në vendin e dytë me 50 pikë, një më pak se liderja, Drita e Gjilanit.Por si Daja ashtu edhe kapiteni i skuadrës, Edvin Kuç pranojnë se Ballkani është në krizë të rezultateve. Për kapitenin Kuç më shqetësues se mungesa e rezultateve është mungesa e respektit për Ballkanin. Ai pretendon se Ballkani nuk respektohet sa duhet.

CATEGORIES
TAGS
Share This