Reagon sekretari LDK-së Urim Suka!

Reagon sekretari LDK-së Urim Suka!

Kjo qeverisje lokale nuk kalon

A kalon fakti që janë hartu tri kontrata për rrugët në Greiçevc dhe asnjana nga këto rrugë nuk janë shtru?

A kalon cilësia e punimeve pothuajse nëpër secilin vendbanim?

A kalon cilësia e punimeve në instalimin e ndriçimeve publike në pothuajse secilin vendbanim?

A kalon me shti njerin në punë pastaj me shpall konkurs dhe mu zgjedh i njëjti që veç ka fillu punën?

A kalon fakti që 10 bredha janë ble 1300 euro, përderisa në treg kushton 9 euro një bredh?

A kalon fakti që për ndërtimin e kolektorit në rrugën Skenderbeu janë shpenzu rreth 500 mijë euro, ndërsa punët nuk kanë fillu fare?

A kalon fakti që në disa raste keni hap tender për rrugë të shtrune?

A kalon fakti që dikun të shtrohen rrugët e oborreve e dikun të mos shtrohen as rrugët e lagjeve?

Ka shumë fakte që dëshmojnë që kjo qeverisje nuk kalon, e rrjedhimisht as propaganda e saj nuk duhet të kaloi.

Urim SUKA

CATEGORIES
TAGS
Share This