Shkarkohet Ismet Munishi

Shkarkohet Ismet Munishi

Ismet Munishi më nuk është trajner i Prishtinës. Ai është shkarkuar të hënën.

“Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mosarritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit. FC Prishtina e falënderon përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër. Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri”, thuhet në njoftimin e klubit.

CATEGORIES
TAGS
Share This