Nënkryetarja Mihrije Suka mbajti takimin e radhës për sigurisë lokale

Nënkryetarja Mihrije Suka mbajti takimin e radhës për sigurisë lokale

U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer në Komunë, ku tha se këto dy javë ka pasur shumë aktivitete, pasi ishin edhe festat si Ditët: Epopeja e UÇK-së, 7 Marsi- Dita e mësuesit, 8 Marsi – Dita e Gruas, pastaj aktivitetet dhe takimet e kryetarit të Komunës z.Bali Muharremaj, nënkryetarës znj. Mihrije Suka dhe aktivitete tjera, të cilat janë të publikuara në Web faqe dhe rrjete sociale. Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: 5 aksidente në trafik, 2 mashtrim, 3 dëmtim prone, 1 monedhë e falsifikuar, 4 sulm , 1 kanosje, 2 dhunë familjare, 2 vjedhje e pyllit, 4 raste të vjedhjeve , 1 rast keqperdorim i besimit, 2 lëndim trupor, 2 armëmbajtje pa leje, 1 rast ndërhyrje në sistem kompjuterike dhe 1 uzurpim i pasurisë. Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 408 tiketa për kundervatje dhe 25 urdhëresa të realizuara si dhe 17 vizita në Shkolla.

CATEGORIES
TAGS
Share This