NDËRROI JETË NË DITËN E MËSUESIT, MËSUESI RIDVAN BISLIMAJ

NDËRROI JETË NË DITËN E MËSUESIT, MËSUESI RIDVAN BISLIMAJ

NDËRROI JETË NË DITËN E MËSUESIT, MËSUESI RIDVAN BISLIMAJ NGA FSHATI KOBAJ

Ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare mësidhënësi Ridvan Bislimaj nga fshati Kobaj i Prizrenit.

Bislimaj, për mbi tri dekada, ishte mësimdhënës klasor në shkollën “Naim Frashëri”, paralelja në Kobi.

Miqt e shokët e kujtojnë si njeri me virtyte të larta duke kontribuar edhe në luftën e fundit në Kosovë.

Bashkfshatari i tij, Orhan Bislimaj, thotë se ka qenë vërtetë njeri shumë i mirë. I dashur, i ëmbël, i sjellshëm, i urtë, i menqur, intelektual, familjar, punëtor i madh, fetar i devotshëm, shembull ideal.

Në korrik të vitit 1998, bashkë me djem të tjerë të Kobit shkoi në Shqipëri për armatim, ku bënë një rrugëtim të vështirë. Në të njëjtin vit, ishte edhe bashkorganizator i mbrojtjes lokale të fshatit.
U godit rëndë me sëmundje, kurse ndërroi jetë në Ditën e Mësuesit, siç ishte dhe vetë! Do t’i mungojë kolegëve e nxënësve në shkollë, po edhe xhematit në xhami, shkruan Orhan Bislimaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 07.03.2023, me ikindi (15:00), namazi i falet në xhaminë e fshatit Kobajë./TvPz

CATEGORIES
TAGS
Share This