Do t’ju vrasim të gjithëve”/ Incident dy qytetarë kapen me stafin mjekësor dhe i kërcënojnë

Do t’ju vrasim të gjithëve”/ Incident dy qytetarë kapen me stafin mjekësor dhe i kërcënojnë

Në Spitalin Rajonal të Gjakovës, pasditen e sotme ka pasur një incident mes stafit mjekësor dhe disa personave, me ç’rast u desh intervenimi i Policisë. Disa punëtorë shëndetësorë u përballën me kanosje serioze dhe u detyruan të kërkojnë ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali. 

Burime nga spitali kanë bërë me dije për Sinjalin se dy persona të dyshuar e kanë kërcënuar stafin mjekësor pasi e dërguan për trajtim mjekësor mikun e tyre të dehur

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për J.Rr., dhe Sh.H., të cilët fillimisht i akuzuan mjekët se nuk po e trajtojnë siç duhet pacientin, e më pas i kërcënuan duke i kuzhtëzuar.

Sipas informacioneve të para, të dyshuarit kanë thënë se “do t’ju vrasim të gjitheve nëse nuk i kalon ajo gjendje”, shokut të tyre

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar njëri nga të dyshuarit pasi tjetri është larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari që u kap është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin. Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.

CATEGORIES
TAGS
Share This