Vetplagoset një person afër Suharekës, dërgohet me urgjencë në QKUK
Një person është vetplagosur me armë zjarri mbrëmë në fshatin Peqan të Suharekës. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe po vazhdon të marr tretmanin mjekësor, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se rastit i ka paraprirë një mosmarrëveshje, ku i dyshuari (i plagosuri) e ka sulmuar fizikisht me kondak të pistoletës viktimën.
“I dyshuari pasi kishte shtënë në ajër nga pakujdesia dyshohet se aksidentalisht kishte plagosur vetën. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe dy bateri dore për ndriçim. Rasti është në procedurë hetimore.