Vetplagoset një person afër Suharekës, dërgohet me urgjencë në QKUK

Vetplagoset një person afër Suharekës, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një person është vetplagosur me armë zjarri mbrëmë në fshatin Peqan të Suharekës. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe po vazhdon të marr tretmanin mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se rastit i ka paraprirë një mosmarrëveshje, ku i dyshuari (i plagosuri) e ka sulmuar fizikisht me kondak të pistoletës viktimën.

“I dyshuari pasi kishte shtënë në ajër nga pakujdesia dyshohet se  aksidentalisht kishte plagosur vetën. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe dy bateri dore për ndriçim. Rasti është në procedurë hetimore.

CATEGORIES
TAGS
Share This