Pësoi gjakderdhje në tru, ky është i burgosuri 64-vjeçar që vdiq sot në QKUK

Pësoi gjakderdhje në tru, ky është i burgosuri 64-vjeçar që vdiq sot në QKUK

Një i burgosur që po vuante dënimin me burgim në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ishte dërguar të mërkurën e 1 marsit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e një gjakderdhjeje në tru. Ai kishte vazhduar trajtimin mjekësor në Klinikën e Neurologjisë deri më sot, kur edhe ndërroi jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me vdekjen e Refki Sadikaj ka reaguar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, ku përmes një njoftimi për media kanë bërë me dije se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Gjinekologjisë, si pasojë e sëmundjeve kronike dhe komplikimeve që kishte i ndjeri, nuk ka arritur që të mbijetojë.

CATEGORIES
TAGS
Share This