32-vjeçarja e çon në Polici kunatin – thotë se e sulmoi fizikisht

32-vjeçarja e çon në Polici kunatin – thotë se e sulmoi fizikisht

Rastet e dhunës në familje janë në rritje çdo ditë e më shumë. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar mbrëmë në Prizren, ku një grua ka denoncuar në Polici kunatin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 32-vjeçarja është ankuar se gjatë një konflikti verbal me kunatin e saj, ky i fundit e ka sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, hetuesit policorë kanë intervistuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

CATEGORIES
TAGS
Share This