FFK-ja i gjobit drejtuesit e Ballkanit,keto jan denimet!

FFK-ja i gjobit drejtuesit e Ballkanit,keto jan denimet!

FFK-ja i gjobit drejtuesit e Ballkanit

Komsioni Dispilinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur të dënojë me shuma të majme parash presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi, trajnerin, Ilir Daja dhe drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Dukagjinit e cila u mbyll me barazim 1:1, ka eskaluar pas përfundimit të takimit, me vendasit që kanë sulmuar zyrtarët e FFK-së.
Klubi i Ballkanit është dënuar me 1500 euro për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes, kurse janë dënuar edhe akterët e ndeshjes.
“Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm”, thuhet mes të tjerash në vendimin e FFK-së.
Arsim Kabashi, kryetar i Ballkanit, është dënuar me 1000 euro për shkak se ka ofenduar gjyqtarët e takimit. Po me 1000 euro është dënuar edhe trajneri i klubit, Ilir Daja.
“Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi nr ID009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes, në zhveshtore të referëve, ka hyrë kryetari i klubit Arsim Kabashi dhe i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar ata edhe në baza familjare. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në vendimin e Komisioni Displinor.
Sikurse Kabashi edhe Daja kishte fyer zyrtarët e ndeshjes pas përfundimit të takimit në Suahrekë.
Pa u dënuar nuk ka shpëtuar as edhe drejtori sportiv i klubit, Nderim Nexhipi dhe ndihmës menaxheri Idriz Hajrizi.
Nexhipi është dënuar me 300 euro, kurse Hajrizi me 500 sosh.
“Drejtori sportiv i FC ”Ballkani”, Nderim Nexhipi nr ID 024473M84. Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referin e VAR-it, Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm”.

CATEGORIES
TAGS
Share This