E rëndë: Vdes një grua pasi ra nga një ndërtesë

E rëndë: Vdes një grua pasi ra nga një ndërtesë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, ku një grua ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes dhe akoma nuk dihet detajet e kësaj ngjarje tragjike, raporton Gazeta Sinjali. 

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia dhe ka dhënë informacionet e para për këtë rast, për të cilin tashmë kanë nisur hetimet.

Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.

CATEGORIES
TAGS
Share This